Hapësire reklamuese

Politikë

Avioni mbi Gjirin e Lalzit, Policia i përgjigjet Dogjanit: Ishte turistik, nuk u ul

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Parlamentit, nisur nga një foto e publikuar në rrjetet sociale që tregon një avion të vogël duke fluturuar mbi Gjirin e Lalzit.

Dogjani tha se ky është një tjetër fakt që tonelata drogë nga Shqipëria nisen drjet vendeve të Bashkimit Europian, me anë të avionit që u ul sot në Gjirin e Lalëzit.

“Tonelata drogë nisen në drejtim të Bashkimit Europian me avionë sapo u informuam nga rrjetet sociale”, tha Dogjani.

Pori  menjërershëm ka qenë edhe reagimi i Policisë së Shtetit që mohon akuzat duke sqaruar se avioni është turistik dhe i përket “Viva Air”. Policia thotë se avioni kishte leje për fluturim të miratuar nga Aviacioni Civil, ndërsa efektivët e policisë e kanë ndjekur nga toka por avioni nuk është ulur për asnjë moment.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu