Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avioni i Wizz Air i nisur nga Tirana shpall emergjencë mbi Itali (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një fluturim i Wizz Air Malta i nisur mesditën e kësaj të mërkure nga Tirana për në Lyon, Francë ka shpallur emergjencë mbi Itali. Shkaku nuk dihet ende, ndërkohë që mediat e huaja raportojnë se avioni ka negociuar për t'u ulur në Romë.

Fluturimi i Wizz Air Malta W4200, një Airbus A321-200 i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) me destinacion Aeroportin Lyon-Saint Exupéry (LYC), Francë ka shpallur një emergjencë të përgjithshme, mbi Itali.

Natyra e emergjencës nuk dihet në këtë fazë. Avioni në fjalë është Airbus A321-271NX, i regjistruar 9H-ËBL, me një historik ajror 2 vjeçar që i përket transportuesit Wizz Air Malta.

[caption id="attachment_709850" align="alignnone" width="1003"]avioni i wizz air Linja e fluturimit te avionit te Wizz Air[/caption]

Nga një përditësim i fundit, ora 15.10 minuta me orën e Shqipërisë, avioni i nisur nga Tirana për në Lyon ka bërë ulje emergjente në Aeroportin e Romës, në Fiumicino.

[caption id="attachment_709857" align="alignnone" width="769"]avioni i wizz air Nga perditesimi i fundit, avioni ehste ulur ne Rome[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese