Hapësire reklamuese

Aktualitet

Avioni i Riformatos që do merrte drogën u rrëzua në Divjakë, arrestohet ish-agjenti i antidrogës i përfshirë në grupin e trafikut (EMRI-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Ish-agjenti Ymeraj - Avioni i Riformatos qe u rrezua ne Divjake

Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, është arrestuar nga Policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe është dënuar nga Gjykata me 9 vite e 4 muaj burg.

Ymeraj, ish-agjent i antidrogës, është dënuar nga Gjykata si pjesë e grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, me avion. Ngjarja për të cilën ai akuzohet, është rrëzimi i avionit të pilotit italian Giorgio Riformato në Divjakë.

Italiani me porosi të grupit shqiptar do të merrte një sasi prej disa kuintalësh drogë në Divjakë por gjatë uljes avioni u rrëzua.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Marenglen Ymeraj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 25.11.2015, e ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", njofton Policia e Fierit.

Ngjarja sipas Prokurorisë, 6 vite më parë

Në datën 10.05.2014, mbi bazën e ngjarjes së ndodhur në plazhin e Divjakës ku u gjet një avion i vogël me regjistrim “I-GRMP, tip “Piper” dhe në pjesën e pyllit përballë vendit ku e gjet avioni u sekuestruan 94 kg lëndë narkotike e në vijim sasia prej 211.8 kg në automjetin tip ‘Mitsubishi’ të drejtuar prej Sajmir Bajramit, u regjistrua procedimi penal në ngarkim të shtetasve Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami.

Në vijim të hetimeve u identifikuan dhe bashkëpunëtorë të tjerë të pandehurve Giorgio Riformato dhe Sajmir Bajrami. Për këtë arsye në datën 20.05.2014, në regjistrin e njoftimit të veprave penale u regjistruan emrat e shtetasve Kristjan Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili, të dyshuar për veprën penale. Në datën 23.05.2014 është regjistruar edhe emri i personit nën hetim Marenglen Ymeraj, ish-punonjës policie, baxhanaku i Sajmir Bajramit, i cili kishte organizuar trafikun e lëndës narkotike.

Të gjithë personat e pandehur kishin patur role të ndara në tentativën e trafikut të drogës me avion, ndërsa pika lidhëse mes tyre ishte shtetasi Sajmir Bajrami, i cili jetonte prej vitesh në Itali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.