Sot është ulur për herë të parë në aeroportin e Kukësit një avion i WizzAir.
Në këtë ka mbajtur fjalën edhe drejtori i WizzAir, i cili gjatë fjalës së tij tha se kollaren që mbante e kishte marrë nga kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar si më të mirën që ka mbajtur në jetën e tij.
“Është udhëtimi i parë, është mbërritja e parë e jona. Së dyti ne do të bëjmë njoftime të rëndësishme për të lidhur aeroportin e Kukësit. Shikoni kollaren time se jam shumë krenar se e kam marrë nga kryeministri dhe jam shumë i lumtur se është kollarja më e mirë gjithë jetën time.
Për tja nisur ku e filluam wizzAir është për ti bërë fluturimet më të aksesueshme. Sic e shihni ne jemi zhvilluar dhe kemi arritur mjaftë gur themeli. Kemi ecur shumë mirë dhe kjo tregon se është një biznes shumë i mirë dhe një investim shumë i mirë për investuesit” tha ai.
“Kukësi përshtatet me atë që bën kompania jonë, ne përpiqemi që të sigurohemi që të kemi çmimet dhe koston më të ulët. Nëse do fluturonit në Europë 2-3 vite më parë paguanit 200 euro, tani paguani një shumë të ulët, mund të paguani dhe vetëm 20 euro biletën. Sot jemi një kompani ajrore e madhe, kemi 42 baza në 52 vende dhe rrjetin e kemi të shpërndarë. Kemi transportuar 43 milionë pasagjerë, kemi Ëizzair në UK dhe një në Abu Dhabi. Po ta shihni ne mbulojmë një hapësirë të konsiderueshme gjeografike. Flota është themeli, A 20 dhe kemi përdorur teknologjinë më të re, dhe avionët me vjetërsi më pak se 3 vjet” tha ai nder te tjera.