Hapësire reklamuese

Bota

Avioni i nisur nga Serbia, “i bie" nga Kazakistani për të mbërritur në Rusi

Shkruar nga Newsbomb

Një aeroplan civil i kompanisë ruse Aeroflot është detyruar të kthehet nga Serbia në Moskë përmes një itinerari të pazakontë.

Fluturimi me numër “SU2091” është ngritur nga Beogradi dhe ka marrë një trajektore rethore, duke kaluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia e deri në Kazakistan, për t’u kthyer më pas drejt aeroportit të Moskës.

Kjo ka ndodhur për shkak se hapësira ajrore e vendeve të BE-së, përfshi edhe Shqipërinë nga mesnata e sotme, do të qëndrojë e mbyllur për avionët rusë.

Fluturimi që normalisht duhet të zgjaste 2 orë e 35 minuta, është kryer për 5 orë e 45 minuta, sipas FlightRadar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu