Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avioni i “Albawings” pëson defekt në motor, bën ulje emergjente në Bari

Shkruar nga Newsbomb
Avioni i “Albawings” pëson defekt në motor, bën ulje

Një avion i nisur nga Rinasi ka bërë një ulje emergjente në Bari të Italisë pasi pësoi defekt në motorr gjatë fluturimit.

Mediet italiane raportojnë se avioni i “Albawings” i cili do kryente intenerarin Tiranë-Bologna kreu një ulje të detyruar në aeroportin e Barit pasi gjatë fluturimit mbi detin Adriatik, një nga motorrët pësoi defekt. Në këtë kohë avioni kishte përshkuar rreth 11 kilometra.

Mësohet se rrjedha e ngjarjeve ka ndodhur mesditën tre nëntorit, ku avioni ishte nisur në orën 12:00 dhe është ulur 14 minuta më vonë pasi ishte nisur nga aeroporti "Nënë Tereza". Devijimi nga rruga e pritshme ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. Boeing 737 cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm  një motor të ndezur.

Nga manovrat emergjente në aeroportin e Barit, u shkaktuan vonesa të avionëve të tjerë në nisje dhe në ulje por më pas gjithçka iu kthye normaliteti. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë i lënduar edhe pse avioni u ul vetëm me një motor duke shmangur tragjedinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese