Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Avioni me katër persona u ul pa rrota, TIA jep njoftimin zyrtar: Pësoi një avari në sistem

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me incidentin e ndodhur me një prej avionëve në pistë.

Sipas njoftimit të aeroportit thuhet se një avion i vogël me katër persona në bord  të cilët vinin nga Zvicra, ka bërë ulje emergjente, pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave, duke rrëshqitur në pistë, por fatmirësisht nuk ka patur pasoja në njerëz.

Fluturimet u pezulluan për 1 orë e 45 minuta, por tani gjithçka është kthyer në normalitet.

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16.15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit, avioni u zhvendos nga pista. Si pasojë, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

 Për momentin gjithçka në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i është rikthyer normalitetit.

TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img