Hapësire reklamuese

Bota

Avioni amerikan me 8 ushtarë në bord rrëzohet në Japoni

Shkruar nga Newsbomb
Avioni amerikan me 8 ushtarë në bord rrëzohet në Japoni

Një ngjarje e rëndë është shënuar në brigjet e Japonisë, ku është rrëzuar një avion ushtarak amerikan me tetë ushtarë në bord.

Një zëdhënës rajonal i rojes bregdetare konfirmoi për NBC News se avioni MV-22 Osprey u rrëzua në oqean pranë Yakushima, një ishull rreth 45 milje në jug të rajonit Kagoshima. Zëdhënësi tha se avioni i përkiste ushtrisë amerikane. Ndërsa nuk dihet ende nëse personat që ndodheshin në bord janë gjallë.

MV-22 Osprey është një avion hibrid i famshëm për sistemin e tij unik të fluturimit, i cili e lejon atë të ngrihet dhe të ulet si një helikopter, por të fluturojë si një aeroplan.

Vitet e fundit ka pasur një sërë aksidentesh fatale me avionin. Një Osprey me 23 marina amerikanë në bord u rrëzua në Australi në gusht gjatë një stërvitje rutinë, duke vrarë tre persona, përfshirë pilotin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese