Një shqiptar i cili duhej të qëndronte në shtëpi, pasi ishte infektuar me Covid, ka dalë jashtë dhe ka shitur lëndë narkotike. Por “liria” e tij nuk zgjati shumë pasi ai u kap dhe arrestua nga karabinierët në zonën e La Sapienza pas disa raportimeve nga disa banorë, se 26-vjeçari shqiptar po shpërndante kokainë.
Sipas medieve italiane, gjatë kontrolleve në makinën e tij i është gjetur një sasi tjetër kokaine e fshehur poshtë sendiljes dhe 500 euro, ndërsa në shtëpi iu gjetën edhe 7400 euro të tjera, të cilat gjithashtu iu sekuestruan, pasi u konsideruan të ardhura nga aktivitetet e trafikut të drogës.