Mund të themi me plot gojë që loja brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3 ka filluar dhe konkurrenca është duke u ndjerë! Gricjet e para janë krijuar dhe banorët s’po lënë asnjë rast që ti shkasë nga duart për të marrë vëmendje për tu bërë konkurrenti më “in”. Astrologia Meri Shehu është ajo e cila po trazon ujërat dhe po krijon “armiqësitë” e para në shtëpi.
Një debat ka pasur së fundmi mes saj dhe Rike Roçit. Pasi kjo e fundit e la pa biletë, Meri po shfrytëzon çdo moment për tu “hakmarrë”. Astrologia ja ka përplasur në sy Rikes duke i thënë se është më “vip” se ajo.
Meri: Nuk të kam thënë një gënjeshtër. Ti pranoje thjesht, kur të thotë tjetri jam më vip se ty duhet ta pranosh.
Rike: E pranoj, ti je më vip, ti je yll bote. Je më Vip më zemër, më yll, më e mira hall zoti të ruajt.
Meri: Zoti më ka ruajtur, smë ke ruajtur ti deri tani.
Ndërkohë, një tjetër debat është zhvilluar mes Merit dhe Julit, ku ky i fundit s’ka nguruar që t’ja tregojë kufijtë.
Juli: Për qejf, qesh ti? Me emrin tim?
Meri: Po unë se kisha me ofendim. Se kisha për ofendim.
Juli: E para hërë dhe e fundit që e bën këtë
Meri: Avash m ti
Juli: Kaq po të theem
Meri: Po mirë edhe ti e para edhe e fundit
Ndërkohë, kujtojmë se Rike Roçit iu dha mundësia që t’u shpërndante banorëve të tjerë biletat (disa kthimi dhe disa jo). Ajo përjashtoi nga një mundësi kthimi në shtëpi, Merin dhe Ilnisën.