Hapësire reklamuese

Aktualitet

Autorizimi për vaksinat e tjera, mjeku-kandidat i ‘Nismës’ pyet Komitetin: Çfarë ndryshoi sot që do të merrni vaksinat ruse e kineze?

Shkruar nga Newsbomb
Mjeku Artan Koni

Mjeku dhe kandidati për deputet nën siglën e ‘Nismës Thurje’,  Artan Koni ka reaguar pas miratimit të aktit Normativ nga Qeveria.

Ky akt autorizon ministrat, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj që të zhvillojnë negociata me ofrues të tjerë për blerjen e më shumë vaksinave anti-Covid-19.

Në një postim rrjetet sociale, Koni shprehet se disa anëtarë të Komitetit Teknik kanë kundërshtuar që të marrim vaksina që nuk janë certifikuar nga Agjensia e Europiane e Barnave EMA.

Për këtë shqetësim ai ngre 3 pyetje, ku kërkon të dijë se përse nuk u përmend sot certifikimi i vaksinave nga EMA, duke iu drejtuar gjithashtu dhe anëtarëve të Komitetit Teknik nëse ndjejnë  përgjegjësi për humbjet e jetëve, të cilat sipas tij mund të ishin shpëtuar nëse këto vaksina do të siguroheshin më parë nga shteti ynë.

Postimi i plotë i Artan Konit:

Pershendes vendimin e sotem qe i hap rruge negociatave per te blere me shume vaksina.

Personalisht kam rreth 6 muaj qe rekomandoj negociata per te marre vaksinat Ruse e Kineze. I gjendur perballe anetareve te komitetit teknik ne studio te ndryshme televizive, jam hasur shpesh me kundershtime te forta qe kishin ne thelb fjaline: “Ne nuk mund te marrim vaksina qe nuk jane certifikuar nga EMA”.

1- Perse ky akt normativ nuk e permend fare EMA-n, cfare ndryshoi?

2- A ndjejne anetaret e komitetit teknik ndonje keqardhje qe u bene shkas per humbje kohe te cmuar?

3- A ka ndonje nga ata qe ndjen pergjegjesi morale per jetet te cilat mund te ishin shpetuar nese do siguroheshin me heret keto vaksina?

Gjithsesi, me mire vone se kurre...por me vjen keq qe mbetem duke i bere te gjitha punet ne momentin e fundit. Do i rekomandoja te gjithe profesionisteve te mbajne qendrimet e tyre, pavaresisht kundershtimeve te momentit...sepse ne fund te dites e drejta triumfon mbi te padrejten, pergjegjesia morale qe kemi ndaj popullit tone mposht cdo interes politik te momentit

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll