Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
46 %
1.5kmh
0 %
Mër
8 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për rritjen e çmimit të vajit në treg  

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoriteti i Konkurrencës bën me dije se ka hapur hetim ndaj ndërmarrjeve në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.

Përmes një njoftimi në Facebook, Autoriteti thotë se nga analiza e tregut, rezulton se është një treg mesatarisht i përqendruar.

Gjatë monitorimit në tregun e shumicës të vajit vegjetal pranë ndërmarrjeve Agro Blend SHPK dhe Ferra&Co SHPK është konstatuar së çmimet për produktin e vajit vegjetal, kanë pasur rritje gjatë vitit 2022. Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.

Njoftimi:

Autoriteti i Konkurrencës, me Vendimin nr.870 ka vendosur sot “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal”.

Disa muaj më parë, me vendimet nr.803 datë 28.05.2021 dhe nr.803, datë 28.05.2021 Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal për periudhën kohore 1 tetor 2020 deri në 20 maj 2021”.

Gjatë kësaj periudhe hetimore 8 mujore, u përcaktua se: tregu përkatës i produktit përfshin: (i) Tregun e Importit të Vajit Vegjetal; (ii) Tregun e Prodhimit/Ambalazhimit të Vajit Vegjetal; (iii)Tregun e Shitjes me Shumicë të Vajit Vegjetal.

Tregu përkatës i produktit është vaji i lulediellit.

Tregu gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga analiza e tregut të shitjes me shumicë për periudhën 1 tetor 2020 – 20 maj 2021 rezulton se, është një treg mesatarisht i përqendruar me një HHI në vlerën 1506, ku PDF ka 24%, Devi – 20 GRUP ka 18%, GLOBCOM ka 18%, Bomira ka 11%, Ferra&Co ka 9%, Kriket-1 ka 6%, Eqerem-934 ka 6% dhe Teuta ka 2%. Pjesët e tregut të ndërmarrjeve në tregun me shumicë janë më të vogla krahasuar me tregun e importit duke qenë së tregu me shumicë zmadhohet duke bërë pjesë edhe prodhuesit/ambalazhuesit e vajit vegjetal.

Në vijim të hetimit paraprak të sipërcituar dhe shqetësimeve në media, Autoriteti i Konkurrencës me Urdhrin nr. 190 prot., datë 11.03.2022 dhe Urdhrin nr. 190/2 prot., datë 16.03.2022 vendosi sërish nën monitorim tregun e tregtimit të vajit vegjetal (shumicë dhe pakicë) nga ku rezultoi se:

– Gjatë monitorimit në tregun e shumicës të vajit vegjetal pranë ndërmarrjeve Agro Blend SHPK dhe Ferra&Co SHPK është konstatuar së çmimet për produktin e vajit vegjetal kanë pasur rritje gjatë vitit 2022.

– Gjatë monitorimit të tregut të pakicës për vajin vegjetal rezulton se për markat Gold (Teuta), Diamond (Agro Blend), King (Ferra&CO), Floriol (Devi-20 Grup) çmimi gjatë periudhës shkurt – mars ka pasur trend rritës. Konkretisht vaji Gold shitet me 329 lekë me TVSH, Diamond me 335 lekë me TVSH, King me 315 lekë me TVSH dhe Floriol me 319 lekë me TVSH.

Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar 2022 – 11 mars 2022, ndër të tjera u konstatua se:

– Çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri.

– Çmimi i vajit vegjetal rezulton se është rritur gati me 7.5% nga muaji shkurt 2022.

Për sa më sipër, rezulton se rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar – mars 2022 e çmimit të shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK, mund të bjerë në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, në kuptim të një marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar të këtyre ndërmarrjeve.

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në nenin 4, nenin 24, shkronja (d), nenin 26 dhe nenin 43 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, vendosi Hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve AGRO BLEND SHPK, BOMIRA SHPK, Devi 20 – GRUP SHPK, Eqerem – 934 SHPK, FERRA&CO SHPK, GLOBCOM SHPK, Kriket-1 SHPK, TEUTA DURRES SHPK dhe PDF SHPK në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal.

Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga 20 maj 2021 deri në 18 mars 2022.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 870, datë 18.03.2022 në:

Më shumë


spot_img









spot_img