Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Autoriteti i Dosjeve: Të ndryshojë ligji, për një person dalin dy vendime pasi kanë marrë më parë certifikatën e pastërtisë (PROPOZIMET DHE PER POLITIKANËT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoriteti i kontrollit të dosjeve të ish-sigurimit kërkon që të rishohë vendimet e komisioneve të mëparshme Bezhani-Mezini, në dritën e fakteve të reja. Projekti për disa ndryshime në ligjin e funksionimit të këtij institucioni, por edhe në kodin zgjedhor, ka mbërritur tashmë në parlament dhe është bërë publik nga autoriteti, raporton newsbomb.al.

Rasti më i fundit për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ku në bazë të një informacioni ardhur në rrugë zyrtare, ka rezultuar hapja e një tjetër dosjeje, dhe nxjerrja e të dhënave sipas Autoritetit, dhe vënia në lëvizje e disa institucioneve për këtë çështje, ka detyruar autoritetin të bëjë propozimin për ndryshimin përkatës ligjor që këto informacione të merren parasysh për hapjen e dosjeve.

Autoriteti thotë se vihet në lëvizje vetëm për kërkesat për informim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoriteteve publike dhe jo për kërkesat individuale për informim, ku Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe në këtë kontekst e jep dokumentacionin sic rezulton nga verifikimi. Madje, në disa raste për një subjekt ka pasur dy vendime sipas autoritetit çka ka sjellë pështjellim dhe pakënaqësi. Autoriteti pretendon shfuqizimin e nenit 29, pikës 4 të ligjit ku thuhet:

“Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose të ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion, dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës (vendimi përkatës) nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr.8001 datë 22.09.1995 “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” si dhe ligjit nr.8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, i ndryshuar. “Zbatimi i dispozitës në disa praktika të punës ka vënë në vështirësi Autoritetin, i cili në disa raste ka dalë me dy vendimmarrje të ndryshme, për të njëjtin subjekt, ku në një procedurë Autoriteti është vënë në lëvizje me kërkesë të paraqitur nga institucione kushtetuese apo autoritete publike dhe vendimmarrja ka rezultuar që subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë së figurës së tij, ndërsa në procedurën tjetër, ku Autoriteti është vënë në lëvizje me kërkesë të paraqitur nga persona të prekur nga aktiviteti i strukturave të ish-Sigurimit të Shtetit, ku po i njëjti subjekt rezulton psh si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit, anëtar i ish-Sigurimit, hetues apo gjyqtar” argumenton Autoriteti. “Autoriteti do të jetë i pavarur, i besueshëm për shoqërinë shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar si dhe do të kryejë punën e tij në mënyrën më transparente të mundshme si dhe do të jetë i lirë nga cdo insinuatë që kërkimi dhe rezultati arkivor nuk është bërë në mënyrën e duhur” thuhet në relacionin që shoqëron propozimin për ndyrshimin ligjor.

E meqë propozohen ndryshimet në ligj, Autoriteti synon të përfshijë dhe të zgjerojë gamën e kontrollit edhe për institucionet e reja të drejtësisë: Anëtarë të këshillit të lartë të prokurorisë, këshillit të lartë gjyqsor, këshillit të emërimeve në drejtësi, inspektoriatit të lartë të drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë në gjykatat e prokuroritë e të gjitha niveleve. Kandidatët për zgjedhje Në zgjedhjet elektorale të qershorit 2017, zgjedhje parlamentare, në qershor 2019, zgjedhjet vendore; në prill 2021 zgjedhjet parlamentare, partitë politike të regjistruar në këto zgjedhje dhe këtu kemi parasysh partitë e mëdha politike si PS, PD dhe LSI etj, nuk kanë paraqitur kërkesë pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit në lidhje me ekzistencën e informacioneve në dokumentet e ish sigurimit për kandiatët për deputetë apo kryetarë bashkisë.

Kjo mospërfshirje e subjekteve politike zgjedhore për të sjellë kandidatët e tyre për tu verifikuar si një e drejtë që subjektet duhet ta ushtrojnë për qëllime të transparencës së figurës gjatë fushata elektorale, është shoqëruar me përfolje nga persona të tretë për pastërtinë e figurës së personave të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë. “Sa më sipër ky proces ka nevojë të disiplinohet në dispozita të vecanta të kodit zgjedhor” argumenton autoriteti.

Gjithashtu, në kuadër të vlerësimit të figurës së pastërtisë së kandidatëve për deputetë apo kandidatëve për kryetar bashkie, për qëllime të transparencës së figurës së tyre gjatë fushatave elektorale, sipas nenit 30 të ligjit 45/2015, kemi vlerësuar se është e nevojshme ndërhyrja në dispozita të vecanta të legjislacionit zgjedhor, duke bërë amendimet e duhura, dhe disa alternativa propozohen si më poshtë: Fillimin e procesit paraprak të verifikimit të figurës së pastërtisë të kandidaturave për deputetë apo kryetar bashkie, ku së bashku me dokumentacionin e regjistrimit të partive politike në zgjedhje, të sillen dhe kandidaturat potenciale për tu zgjedhur deputetë apo kryetar bashkie (jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve), së bashku edhe formularët e aplikimit të plotësuar nga vetë kandidatët për tu verifikuar për pastërtinë e figurës së tyre.

Fillimin e procesit të verifikimit të figurave të pastërtisë së kandidaturave për deputetë apo kryetar bashkie në afatin kohor të paraqitjes së listës shumëemërore të kandidatëve për cdo zonë zgjedhore, 50 ditë para ditës së zgjedhjeve, ku subjektet politike duhet të sjellin kërkesën dhe formularin e aplikimit të plotësuar nga vetë kandidati për tu verifikuar për pastërtinë e figurës së tij. Verifikimi i pastërtisë së figurës së kandidatëve për deputet apo kryetar bashkie, ku vetë kandidati duhet të plotësojë formularin e aplikimit dhe të vetëdeklarojë, dhe nëse vetëdeklarimi është i rremë në raport me rezultatin e verifikimit sipas parashikimeve të nenit 30 të ligjit 45/2015, atëherë cështja dergohet në organet kompetente të hetimit dhe gjykimit, veprime këto që sjellin penalitetet e duhura” thuhet në dokumentin e propozuar.

Ndërkaq, një tjetër pikë është ajo e deklasifikimit të dokumenteve të periudhës 29 nëntor 1944 deri në krijimin e Shërbimit Informativ Kombëtar në 2 korrik 1991, përveç rasteve kur cënohet siguria kombëtare.

“Të deklasifikohen të gjitha dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës popullore Socialiste të Shqipërisë, të parashikuara në ligjin 45/2015 për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar në 2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë” propozon Autoriteti i Dosjeve. /newsbomb.al/

 

Më shumë




spot_img








spot_img