Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
0.5kmh
75 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
18 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Autoriteti i Aviacionit Civil jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët në lidhje me transportin ajror

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a0849c695ab6f49b1e0e67ac61a9a151

Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar qytetarët se fluturimet nga Shqipëria janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Data e rifillimit të fluturimeve do të varet nga ecuria e gjendjes ndërkombëtare, ndaj AAC ka këshilluar qytetarët që të evitojnë blerjen e biletavetë transportit ajror të paktën për javët në vazhdim.

Ndërkohë, në njoftim thuhet se qeveria shqiptare ka vendosur që nëpërmjet kompanisë “Air Albania’, të kryhen fluturime për të bërë të mundur riatdhesimin falas të shqiptarëve të izoluar në vende të ndryshme.

Njoftimi i AAC:

#Njoftim i #rëndësishëm për #qytetarët në lidhje me #transportin #ajror

Në këto kohë të vështira të ndalimit të fluturimeve për/nga Shqipëria, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Autoriteti Aviacionit Civil ndërgjegjësohet me interesin e disa qytetarëve për të udhëtuar për/nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në drejtim të destinacioneve Evropiane e më tej por thekson se fluturimet për/nga Shqipëria janë pezulluar deri në një urdhër të dytë

Data e rifillimit të fluturimeve do të varet nga ecuria e gjendjes ndërkombëtare, prandaj këshillojmë të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi (kompani ajrore, agjenci apo faqja të ndryshme në internet) të paktën për javët në vazhdim, deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve.

Ndërkohë, Qeveria Shqiptare, nëpërmjet kompanisë flamurmbajtëse Shqiptare  “Air Albania”, do të kryejë fluturime riatdhesimi #falas nga vende të ndryshme të Evropës drejt Tiranës në ditët në vijim. Për këtë bashkëqytetarët e ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë duhet të shkruajnë tek www.shqiperiaqeduam.al për të regjistruar kërkesën për kthimin e tyre, dhe/ose nëpërmjet kontaktit të Ambasadave apo Konsullatave tona më të afërta pranë tyre.

Këto janë kohë të pazakonta dhe kërkojnë ndërgjegjësimin qytetar për zbatimin e të gjithë rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për menaxhimin e situatës.

Për çdo paqartësi apo pyetje jeni të lutur të na shkruani drejtpërsëdrejti në adresën e emailit [email protected] dhe [email protected] dhe ne do t’ju përgjigjemi zyrtarisht në kohë rekord.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe të bashkuar, por larg fizikisht, do ta kalojmë këtë situatë dhe do të fluturojmë e takohemi serish.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img