Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Autoritetet në SHBA të alarmuar pas shembjes së pallatit 12-katësh në Miami: Ka viktima dhe 100 persona të humbur (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoritetet policore në SHBA, kanë reaguar sërish për shembjen e pallatit 12-katësh në Miami, duke ngritur alarmin për situatën aktuale. Sipas tyre, deri më tani 1 person është shpallur i vdekur, ndërsa numri i të humburve nën rrënoja ka shkuar në 100.

Autoritetet shprehen se është e paqartë se sa persona ndodheshin brenda në ndërtesë në momentin që ndodhi tragjedia. Orët e fundit, ekipet e kërkim-shpëtimit, kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat 35 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në spital.

“Pjesa e pasme e ndërtesës është shembur. Ekipet e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë nën rrënoja. Shpresojmë të gjejmë sa më shumë persona. E gjithë situata na përkon me atë të 11 shtatorit, jemi të tronditur”, u shprehën autoritetet.

Ndërtesa është ndërtuar në 1981 dhe ka më shumë se 100  apartamente. Shkaku i shembjes mbetet i paqartë, megjithatë, njerëzit në zonë thanë për “Local 10 News” se ditët e fundit po punohej në çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur edhe pajisje të rënda.

Më shumë

spot_img
spot_img