Autoritetet indiane thonë se një “variant i dyfishtë mutant” i koronavirusit i zbuluar për herë të parë atje në mars mund të jetë shkaku i kësaj situate dramatike në vend.
Mostrat që përmbajnë variantin B.1.617 janë gjetur në disa shtete me numër të madh. Një mutant i dyfishtë është kur dy mutacione bashkohen në të njëjtin virus.
Këshilltari i lartë shkencor i qeverisë gjithashtu paralajmëroi që një valë e tretë është e pashmangshme.
“Faza e tretë është e pashmangshme, duke pasur parasysh nivelet e larta të virusit që qarkullon,” tha ai. “Por nuk është e qartë se në cilën shkallë kohore do të ndodhë kjo fazë e tretë … Ne duhet të përgatitemi për valë të reja.”
Ndërkohë, India raportoi një rekord 412,000 raste në 24 orë, dhe 3,980 vdekje.