Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Autoritetet e huaja sjellin 69 letër-porosi”, hetimet e SPAK: Të akuzuar për prodhim dhe shitje droge, shqiptarët më problematikë në këto tre shtete

Shkruar nga Newsbomb
“Autoritetet e huaja sjellin 69 letër-porosi”, hetimet e SPAK:

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka pritur dhe dërguar dhjetra kërkesa për ndihmë juridike përgjatë vitit 2020.

Bëhet me dije se SPAK më së shumti bashkëpunon me autoritetet e huaja për akuza të trafikut të drogës dhe grupit kriminal.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se shqiptarët rezultojnë më problematikë në Itali, Belgjikë dhe Holandë dhe janë të akuzuar për kultivim dhe trafikim droge.

Përgjatë 2020, autoritetet e huaja kanë sjell në Shqipëri 69 letër-porosi, më të shumtat nga Italia e të lidhura për çështje droge, si dhe 41 janë dërguar nga SPAK në vende të BE, ku sërish është për kapjen e personave të përfshirë në çështje droge.

Gjithashtu një akuzë tjetër për të cilën hetohen më shumë shqiptarët është ajo e pastrimit të parave që lidhet me aktivitetin e drogës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll