Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Autoritetet DËSHTOJNË të provojnë akuzën, lirohen dajë dhe nip: Nuk ka prova se e ekzekutuan ata Hekuran Billën te “Komuna e Parisit”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë dhe nip që akuzoheshin nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës si autorë të vrasjes së Hekuran Billës, janë tashmë të lirë. Autoritetet kanë dështuar të provojnë akuzën e vrasjes dhe detyrimisht afatet e paraburgimit kanë kaluar, duke bërë që të dy personat të fitojnë lirinë.

Hekuran Billa u ekzekutua më 11 qershor të 2020 në “Komunën e Paristit”, pas një atentati të mirorganizuar. Viktor Marku dhe Sebastiano Mali, sipas Policisë, dyshohej se e kishin ndjekur prej shumë kohësh Billën dhe aty kishin mësuar se ai kishte marrëdhënie me shtetasen Adiola Lakra. Po sipas autoriteteve, dajë dhe nip e kishin përdorur Adiola Lakrën “si karrem”.

Mirëpo, sot çështja në ngarkim të tyre është pushuar sepse akuzat dhe lidhjet nuk janë provuar. Veç Sebastian Malit dhe Viktor Markut, akuza është pushuar dhe për Adiola Lakrën. Duke qenë se nuk ka pasur prova për implikimin e Malit dhe Markut në vrasje, rrjedhimisht ato nuk janë provuar as për Adiola Lakrën.

Gjykata fillimisht dha masën e sigurisë “Arrest në burg” për Markun, Malin dhe Lakrën. Por pas disa kohësh, ata u lanë në “Arrest në shtëpi” për shkak se kishte mungesë provash dhe sot akuza ndaj tyre është pushuar, duke bërë që ekzekutimi i Hekuran Billës të mbetet pa autor.

Akuzat për dajë dhe nip u ngritën nga të afërmit e viktimës, sepse Viktor Marku ishte vëllai i Prel Markut, 22 vjeçarit që u vra në vitin 2006 në Angli nga Hekuran Billa. Marku e mohoi përfshirjen e tij në krim dhe para hetuesve tha se ditën e vrasjes kishte qenë në Mal të Zi, ndaj policia duhet të gjente autorët e vërtetë.

“Policia të thotë çfarë të dojë, unë s’kam vrarë njeri. Ditën e vrasjes dhe deri kur më arrestuan kam qenë në Mal të Zi. Të gjejnë autoret”, mësohet të ketë thënë Viktor Marku.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img