Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Autori u shpall në kërkim pas 23 vitesh nga ngjarja, si ndodhi vrasja e 2 vëllezërve Hasho në Vlorë, përplasja nisi në spital për…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e2cb33bd5d8ca6bf46dfd8c69a4f5b6

Pas 23-vjetësh policia arriti që të identifikojë autorin e vrasjes së dy vëllezërve Hasho në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, autori është 47-vjeçari Gerti Selimaj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas një konflikti, përfunduan të vrarë vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho.

Por, si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur me 22 nëntor të vitit 1998 në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

Sipas informacioneve për ABC News, një i afërm i Gerti Selimajt mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. 

Të dy vëllezërit e dërguan në spital të plagosurin, por akoma nuk dihet se si nisi ngjarja.

Në spital ka shkuar edhe i afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj, i cili u ka kërkuar llogari vëllezërve për një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja.

Ata janë përplasur në ambientet e spitalit dhe më pas Selimaj ka vrarë me armë zjarri vrasjen e dy vëllezërve Hasho.

Gerti Selimaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img