Moussa Oukabir 17-vjeçari i dyshuar për sulmin terrorist që ndodhi mesditën e së enjtes, është identifikuar si një nga burrat e vrarë nga policia.
I dyshuari kryesor për sulmin e së enjtes në Barcelonë, Moussa Oukabir, është emëruar si një nga pesë burrat e vrarë nga policia në sulmin e ndodhur në qytetin tjetër, Cambrils.
Policia kishte deklaruar më parë se po kërkonin për Oukabirin dhe tre burra të tjerë, por vetëm një mbetet i pagjetur. Katër të dyshuar janë arrestuar.
Trembëdhjetë njerëz janë vrarë nga një kamion i marrë me qira nga Oukabir, i cili vuri para çfarë gjeti në rrethin e Ramblasit të Barcelonës.
Policia thotë se të dyshuarit po planifikonin sulme më të sofistikuara.