Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Autorët kanë qenë shokë me Tauland Gjikajn, zbulohet ARSYEJA e vrasjes së 31-vjeçarit në Vlorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj në mes të qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve për News 24, shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë një borxh që viktima iu ka pasur autorëve.

Mësohet se mëngjesin e djeshëm Gjikaj ka kërkuar një shumë lekësh borxh diku, si dhe ka komunikuar në telefon me autorët.

Telefonatat mes tyre kanë qenë të ashpra dhe me ofendime. Ata kanë qenë miq dhe shokë me njëri-tjetrin, kanë qenë të njohur, ndaj dhe 31-vjeçari ka ndaluar, në momentin që ata i kanë dalë para në rrugë.

Mendohet se autorët vetëm kanë dashur që ta trembin viktimën, por jo që ta vrisnin.

Automjeti me të cilin ata kanë dalë para viktimës ka qenë në pronësi të bashkëshortes së njërit prej autorëve.

Pas vrasjes ata janë larguar me shpejtësi, pas ca kohësh dy prej autorëve kanë zbritur nga makina, ndërsa Hans Andi Jonuzaj është larguar në drejtim të Pyllit të Sodës, ku edhe u kap nga policia.

gjikajj.png

KUJDES PAMJE TE RENDA!

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img