Hapësire reklamuese

Politikë

"Autorët e konfliktit janë brenda PD", analisti vlerëson Belind Këlliçin, por thotë se ka një disavantazh

Shkruar nga Newsbomb
"Autorët e konfliktit janë brenda PD", analisti

Analisti Artan Hoxha thotë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, Belind Këlliçi vjen në këtë fushatë për Tiranën me një performancë në ngjitje, por thekson se ai hyn në garë me disavantazh.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha thotë se i gjithë fondi shtetëror për Partinë Demokratike, do t’i shkojë Roland Bejkos e po ashtu edhe koha televizive, siç e parashikon rregullorja për partitë politike në zgjedhje.

"Belind Këlliçi po vjen me një performancë në ngjitje. Se sa do ta ngjisë maloren e lartë për të dalë mbi Veliajn, pastaj nuk varet vetëm nga ai sepse Belindi hyn në këtë garë edhe me një gjendje konfliktuale në partinë e vet, hyn me disavantazh. Mendoni vetëm një gjë: Gjithë fondi shtetëror për PD-në, do t’i shkojë Roland Bejkos. Gjithë koha televizive zyrtare do t’i shkojë Bejkos.

Pra, kemi dhe një gjë të bukur se autorët e kaosit juridik, të konfliktit janë brenda PD-së. Absurdin politik e ka krijuar sistemi sepse i intereson që ky konflikt të vazhdojë. E kanë bërë këtë gjë që të mos i japin mundësi kandidatit të opozitës, Këlliçit që të dalë me gjithë potencialin e vet. Kjo tregon se druhen nga konkurrenti, jo se nuk druhen", është shprehur Artan Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese