Një bandë e të miturve të akuzuar për vjedhje sistematike është çmontuar në Attikë.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë një 16-vjeçar grek dhe dy shqiptarë, 15 dhe 17 vjeç. Personat në fjalë akuzohen për 27 vjedhje, në dyqane apo dhe objekte të ndryshme.
Sipas policisë greke të pandehurit kanë hyrë në dyqane të ndryshme me fytyrën e mbuluara me markë kirurgjikale dhe kanë thyer dyert e brendshme të dyqaneve dhe kanë hyrë në ambientet e personelit nga ku kanë hequr shuma parash, pajisje elektronike, sende personale, sende me vlerë dhe karta bankare.
Në disa raste ata kryenin edhe transaksione, me kartat që kishin vjedhur më parë, para se pronarët të kishin kohë t’i çaktivizonin.
Nga hetimet paraprake u zbuluan 26 raste vjedhjesh në dyqane dhe një në një shtëpi, në zona të ndryshme të Atikës (Omonoia, Kypseli, Galatsi, Ampelokipoi, Paleo Faliro, Peristeri, Aigaleo, Nikaia).