Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
5.1kmh
75 %
Die
15 °
Hën
13 °
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Autor të disa vjedhjeve, arrestohen babë e bir në Lezhë, një tjetër shpallet në kërkim, sekuestrohet armë zjarri e municion luftarak (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohen ëor vjedhje, një është shpallur në këkrim ndërsa një është proceduar penalisht.

 Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Sokol Kolndreu, 67 vjeç, Arion Kolndreu, 25 vjeç,(babai dhe djali), banues në Ishull Shëngjin,  Lezhë.

U procedua penalisht shtetasi: S.Qarri, 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: M.K.,27 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin, kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Qerrit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive, një armë gjahu dhe dylbi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit e natës”.

Vihen në pranga dy nga autorët të dyshuar të disa vjedhjeve, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe  procedohet penalisht 1 shtetas,  të implikuar në veprimtarinë kriminale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen dy armë zjarri, armë gjahu e sportive, armë të ftohta, municion luftarak, dylbi dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin “Shëtitësit e natës”, si rezultat u bë e mundur arrestimi  shtetasve :S.K., 67 vjeç, A.K., 25 vjeç,(babai dhe djali), banues në Ishull Shëngjin,  Lezhë.

U procedua penalisht shtetasi: S.Q., 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi: M.K.,27 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin, kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

Po në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve:S.K., dhe A.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me  fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza  dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V.Q., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive, një armë gjahu dhe dylbi.

Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartpërmendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img