Flakët e zjarrit kanë përfshirë mbrëmjen e sotme një automjet në parkingun e një qendër tregtare në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në një automjet në parkingun e qendrës tregtare në bulevardin “Bajram Curri” ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë deri më tani nuk dihen më tepër informacione.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.