Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin Milot-Morinë, ku një i ri ka humbur jetën. Sipas informacioneve të para mësohet automjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore.
Si pasojë e përplasjes fatkeqësisht ka humbur jetën shoferi i mjetit, 21 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur pasagjeri.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, teksa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
"Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:00, në aksin rrugor Milot-Morinë, automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonin 2 shtetas është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Për shkak të dëmtimeve nga aksidenti, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Sh., 21 vjeç, banues në Shkodër, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi K. A., është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.