Hapësire reklamuese

Politikë

Autoironia e Belinda Balluku për hapjen e Tik Tok për të mos u humbur!

Shkruar nga Newsbomb
Autoironia e Belinda Balluku për hapjen e Tik Tok për të mos u

Zv.Kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur për herë të parë në rrjetin social Tik Tok me nje video të shkurtër ku përsërit dy herë nisjen e një deklarate mediatike. Duket se Balluku ka vendosur të tregojë përmes autoironisë anën humane të politikës, të parë në këndvështrimin e asaj çka ndodh pas kamerave, në prapaskenë.

Videoja është bërë në një aktivitet ndërkombëtar jashtë vendit të Zv.Kryeministres, ndoshta një ministerial për çështjet e energjisë. Balluku në nisje të një deklaratë për mediat përsërit dy herë fillimin e saj duke e shoqëruar edhe me gjestikulacion dhe duke krijuar një situatë qëllimisht komike.

Më pas se 24 orë mjaftoi që videoja e saj të bëhej virale, duke rënë pre e abuzimit me informacionin.

Një një sqarim në rrjetet sociale Balluku falenderon me nota ironie gjobëvënësit për publicitetin e jashtëzakonshëm që i kanë bërë këto orë të para të llogarisë së re në Tik Tok.  Ajo gjithashtu bën me dije se videot në atë llogari do të jenë gjithmonë pikante, ndaj i fton ata që ta ndjekin me vëmendje.

Ndërkohë që po ndjek me kërshëri, se si abuzohet me informacionin, edhe atë më të thjeshtin, bëj me dije se kam hapur një llogari në Tik-Tok, për të qenë prezente në një tjetër grup audience. Video me të cilën kam nisur këtë llogari, e kam postuar vetë, pasi edhe ministrat apo politikanët, janë po aq njerëz sa çdo spiker, gazetar, bloger etj.

Falënderoj shumë gjobëvënësit për publicitetin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë këto orë të para të llogarisë time të re në Tik Tok dhe i bëj me dije, se videot në atë llogari do të jenë gjithmonë pikante, ndaj të më ndjekin me vëmendje, si zakonisht dhe të vazhdojnë publicitetin,” shkruan Balluku.

Të mësuar me paraqitjen thuajse perfekte në daljet publike të Zv.Kryeministres si në pamje ashtu edhe në elokuencë, në fakt videoja na tregon anën tjetër, të medaljes, atë njerëzore të Ballukut, ku si çdo person tjetër mund të përsërisë nisjen një deklaratë, apo edhe të ketë ndonjë lapsus në mes të një fjalimi. Mesa duket Tik Tok është zgjedhur prej saj si një rrjet social pak më i çliruar nga serioziteti, për të treguar anën njerëzore dhe pse jo për të bërë edhe pak humor me veten.

@belindaballuku ?#backstage ♬ original sound - BelindaBalluku

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese