Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Autobuzë të Gjelbër” për transportin publik në Tiranë, firmoset financimi me 50 milionë euro (TË DHËNAT E TRANSPORTIT)

Shkruar nga Newsbomb
“Autobuzë të Gjelbër” për transportin publik

Tirana përgatet të marrë 50 milionë euro nga banka gjermane KFW për të siguruar transportin urban në kryeqytet që të jetë i duhuri dhe për të shpëtuar transportin publik nga ndotja e autobuzëve të vjetëruar, raporton newsbomb.al.

Që prej vitit 2013, transporti publik urban ka 300 autobuzë që janë në pronësi të 11 operatorëve në 16 linja të ndryshme shërbimi. Vetëm 271 autobuzë kanë një platform për njerëzit me nevoja të vecanta, dhe vetëm 62 autobuzë janë të pajisur me sistemin e kamerave. Sipas studimit, janë mbi 200 mijë njerëz që përdorin shërbimin urban në kryeqytet.

Ndaj Qeveria gjermane dhe ajo shqiptare firmosën marrëveshjen e financimit të quajtur “Transporti I Gjelbër” në Tiranë. Sipas njoftimit nga ambasada gjermane, transporti public është një prej shkaktarëve të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Transporti i Gjelbër është bazuar në një studim të thellë fizibiliteti për sistemin e autobuzëve të shpejtë në Tiranë. Pak javë më parë, Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë firmosi një kredi prej 70 milionë eurosh për një sistem të tillë.

Objektivi kryesor i Transportit të Gjelbër është promovimi I një sistemi të transportit publik që do ta bëjë klimën më miqësore, dhe me qasje drejt ambientit, thuhet në një njoftim të ambasadës gjermane në Tiranë.

Sistemi do të fokusohet në zgjidhjen e problemeve për tre korridoret kryesore në kryeqytet, linjat Kinostudio – Kombinat; Unaza dhe Tirana e Re (pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit). Studimi I fizibilitetit është kryer në vitin 2019 me një vlerë prej 1.7 milionë eurosh, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll