Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Autobusi në Gramsh doli nga rruga e përfundoi në përrua, 1 i VDEKUR dhe disa të PLAGOSUR

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga aksidenti i rëndë që është shënuar pak më parë në rrugën Gramsh-Kërpiç, në afërsi të fshatit Bregas.

Bëhet me dije se personi që ka humbur jetën është Ledian Lami rreth 30 vjeç, ndërsa nuk dihet ende sa persona janë plagosur dhe sesi është gjendja e tyre.

Policia dhe autoambulanca nga qyteti i Gramshit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po u ofrojnë ndihmën e parë të plagosurve.

Kujtojmë që pak momente më parë autobusi i linjës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një përrua, duke shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur.

Njoftimi i policise:

Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz  me drejtues shtetasin A.Xh.,  banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin  Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë,  jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë  nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

Në vendgjarje ndodhet dhe  grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë

spot_img
spot_img