Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
26 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Autobusi hiqet nga lumi Lana, kryebashkiaku Veliaj: Prokuroria ka kërkuar t’i bëjë ekspertizë, do rikthehet përsëri si instalacion

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Autobusi urban i linjës së Unazës që u aksidentua afro një muaj më parë dhe përfundoi në lumin Lana, është lëvizur gjatë natës. Kryebashkiaku Erion veliaj thotë se mjeti është zhvendosur me kërkesë të Prokurorisë së kryeqytetit.

“Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty si instalacion për kujdesin në qarkullim”, shkruan kryebashkiaku dhe ndan pamjet.

Ndërkohë, duke parë dhe shkresën zyrtare që kreu i Prokurorisë së Tiranës Arenc Çela i ka dërguar Bashkisë, thuhet se është e pamundur që ekspertiza teknike të bëhet në vendin e ngjarjes.

Sapo hetimet të përfundojnë dhe Prokuroria të japë “okay”, autobusi do të rikthehet përsëri mbi lumin Lana, por këtë herë i restauruar dhe me një bazë fikse, si instalacion dhe sensibilizim për shoferët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img