Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Autobusi bie në greminë, të paktën 27 punëtorë miniere humbin jetën dhe plagosen 13 të tjerë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur, pasi autobusi në Peru me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe ra në greminë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në provincën e Lucanas la, në Peru, ku shumica e viktimave ishin punëtorë miniere.

“Të gjithë jemi të shkatërruar nga ky lajm dhe tashmë kemi filluar një hetim të plotë. Sidoqoftë, përparësitë tona të menjëhershme janë të mbështesim ata që janë përfshirë në aksident dhe familjet e tyre dhe të punojmë së bashku me autoritetet përkatëse,” tha Ignacio Bustamante, drejtuesja e stafit të minierës.

Forcat zjarrfikëse arritën në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në nxjerrjen e trupave dhe për të ndihmuar të plagosurit. 13 persona janë shpëtuar dhe dërguar në spitalin Nazca për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Punëtorët që ndodheshin në autobus po shkonin nga miniera e arit dhe argjendit në Pallancata për në qytetin e Arequipa.

202681785 392444205485102 8322886876560739699 n 1

Më shumë

spot_img
spot_img