Hapësire reklamuese

Aktualitet

Austriakët vijnë në Theth, trajnojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt për të ndihmuar turistët që bllokohen në Alpe

Shkruar nga Newsbomb
Austriakët vijnë në Theth, trajnojnë Forcat e

Punonjësit e Policisë të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër janë trajnuar nga homologët austriakë prej një jave, me qëllim krijimin e skuadrave të dedikuara alpine.

Efektivët e FNSH-së janë trajnuar në terren, ditën dhe natën, me mjetet logjistike të sjella nga homologët austriakë, për t’u aftësuar me qëllim që të lëvizin të sigurtë në terrenet alpine.

Trajnerët austriakë kanë alternuar praktikën me teorinë dhe në fund të trajnimit njëjavor,  kanë vlerësuar performancën e punonjësve të FNSH-së, disiplinën dhe përvetësimin e programit. Pajisjet e sjella për t’i përdorur për trajnimin, homologët austriakë ua kanë dhuruar skuadrave të FNSH-së, për t’i përdorur në rastet e nevojës për ndihmë në zonat malore.

Në përfundim të trajnimit, gjatë ceremonisë për pajisjen e punonjësve të Policisë, me certifikata, ishin të pranishëm ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Dr. Christian Steiner, zv.ambasadorja e OSCE-së Clarisse Pasztory dhe Drejtori i FLO-së në Policinë e Shtetit Sokol Bizhga.

Dr. Christian Steiner e vlerësoi si të domosdoshme krijimin e skuadrave alpine, nisur edhe nga rastet e shpeshta të turistëve që kërkojnë ndihmë në zonat malore. Ai ka theksuar se këto skuadra do të mbështeten me logjistikë dhe trajnime të cilat do vijojnë përsëri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Drejtori i FLO-së Sokol Bizhga ka falënderuar ambasadorin austriak, zv.ambasadoren e OSCE‐së dhe trajnerët autriakë, për mbështetjen e vazhdueshme për Policinë shqiptare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll