Kancelari i Austrisë, Werner Faymann, ka njoftuar sot se shteti i tij do të pezullojë përkohësisht marrëveshjen për lëvizje të lirë “Schengen” dhe do të filloj zbatimin e kontrolleve strikte kufitare.
Sipas Faymann, do të fillojnë menjëherë kontrollet e dokumenteve të identifikimit në kufijtë austriak.
"Nëse BE-ja dështon të krijojë siguri për kufijtë e saj të jashtëm, e vë Schengenin në pikëpyetje. Kështu çdo shtet i BE-së do të detyrohet të kontrollojë kufijtë e vet”, ka theksuar ai.
Ky vendim, sipas tij, vjen si pasojë e krizës së refugjatëve dhe pamundësisë për të kontrolluar lëvizjen e tyre brenda zonës “Schengen”.
Veprim të ngjashëm kanë ndërmarrë më parë edhe vende si Gjermania apo Danimarka, të cilat kanë vendosur kontrolle në kufinj, për kthimin e refugjatëve që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme apo Ballkani.