Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Austria merr vendimin: Vaksinimi i detyrueshëm për çdo qytetar mbi 18 vjeç, gjobë deri në 3600 euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Austria është bërë vendi i parë evropian që ka bërë me detyrim vaksinimin kundër Covid-19.

Ligji i ri hyn në fuqi në Austri këtë javë që e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 për këdo mbi 18 vjeç.

Disa vende e kanë bërë të detyrueshme vaksinimin për të moshuarit ose personelin mjekësor, por ky është vendi i parë në Evropë që miraton masa të tilla gjithëpërfshirëse.

Të gjithë duhet të jenë të vaksinuar deri më 15 mars 2022. Për ata që nuk duan të vaksinohen do të ketë gjoba që nisin nga 600 euro deri në 3600 euro. Dhe gjoba mund të merret 4 herë në vit.

Qeveria e Austrisë pasi ka marrë vendimin e ka justifikuar duke thënë se vaksinat janë efektive në luftimin e sëmundjeve të rënda dhe se ligji është i nevojshëm për të parandaluar bllokimet e ardhshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img