Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Austria ashpërson masat me Shqipërinë: Nga nesër mund të udhëtojnë ata që janë plotësosht të vaksinuar, të tjerët në karantinë (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas Belgjikës edhe Austria ka vendosur masa te reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se nga data 15 shtator vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

albsig

spring

Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English) 👉 https://entry.ptc.gv.at/en.html, të paraqesin një test negativ të COVID-19  dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga 🗓 data 1️⃣5️⃣ shtator 2021, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

🔴 Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por:

➡️ duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English) 👉 https://entry.ptc.gv.at/en.html ,

➡️ të paraqesin një test negativ të COVID-19  dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

🔴 Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

▪️ Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;

▪️ Forca humanitare;

▪️ Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;

▪️ Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Për informacione më të përditësuara dhe detajuara për hyrjen në Austri mund të drejtoheni 👉 https://www.austria.info/en

Lexo edhe: Belgjika vendos Shqipërinë në “zonën e kuqe”, TIA jep njoftimin e rëndësishëm: Mund të udhëtojnë këto kategori njerëzish

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img