Hapësire reklamuese

Aktualitet

Australia “vishet” kuqezi, muzikë dhe ushqime tradicionale në festivalin e të korrave shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Sot, 19 mars Australia është veshur kuqezi, pasi në kopshtet e Mbretëreshës Shepparton është organizuar festivali i përvitshëm i të korrave shqiptare.

Koordinatori i eventit Reg Qemal u shpreh i kënaqur me suksesin e festivalit të sivjetmë, ku morën pjesë qindra shqiptarë, por edhe qytetarë të tjerë.

Festivali i Korrjeve Shqiptare ishte një ditë për të festuar gjithçka shqiptare. Një bandë dhe një DJ argëtuan turmën, ndërsa tre grupe të ndryshme vallëzimi performuan valle tradicionale gjatë gjithë ditës.

Po ashtu kishte dhe ushqime tradicionale si, byrek, baklava, turshi të gatuara nga një ekip vullnetarësh.

Koordinatori Qemal tha se kjo ditë është festivali më i madh shqiptar në Australi. Ai vlerësoi të gjithë vullnetarët që ndihmuan në festivalin e sivjetshëm, duke vlerësuar se më shumë se 100 njerëz ishin marrë me këtë organizim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese