Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Australia merr vendimin drastik, pesë vite burg dhe gjobë prej 66 mijë dollarësh për këdo që kthehet nga India

spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria në Australi ka marrë vendimin drastik për shtetastit e saj që kthehen nga India, të cilët do të mund të përballen me me pesë vite burg dhe gjobitje,pasi  Australia ka ndaluar përkohësisht udhëtimet me këtë vend.

BBC raporton se ministria e shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë duke u bazuar në numrin e lartë të njerëzve në karantinë që janë infektuar me Covid-19 në Indi.

Gjatë kësaj jave Australia ndaloi të gjitha fluturimet me Indinë. Kjo do të jetë hera e parë që australianët përballen me këto masa për kthimin në vendin e tyre.

Duke nisur nga e hëna, kushdo që ka qenë në Indi brenda 14 ditëve nga data e parashikuar e mbërritjes në Australi, do t’i ndalohet kthimi në vendin e tij.

Në të kundërt, mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë në një dënim me pesë vite burg, një gjobë prej 66,000 dollarësh, ose të dyja. Ndërsa, vendimi do të rishikohet në 15 maj, tha ministria e shëndetësisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img