Australia i ka hequr vizën yllit të tenisit Novak Djokoviç për të dytën herë radhazi për të drejtën e tij për të qëndruar në vend i pavaksinuar.
Vendimi i Ministrit të Emigracionit Alex Hawke do të thotë se Djokoviç tani do të përballet me dëbimin.
Megjithatë, 34-vjeçari serb mund të nisë ende një sfidë tjetër ligjore për të qëndruar në vend. Numri një i tenisit për meshkuj ishte planifikuar të luante në Australian Open, por që nuk mori pjesë pasi u fut në Australi i pavaksinuar kundër Covid-19.
Viza e Djokoviçit u revokua fillimisht menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai dështoi të siguronte dokumentat e duhura atë të vaksinimit për të hyrë në Australi.