Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aurora Dibra nxjerr nga “kutia e errët” historinë tragjike të jetës së saj

Shkruar nga Newsbomb
Aurora Dibra nxjerr nga “kutia e errët” historinë tragjike

Nga Françeska Kordalli

Përshkrimi i historisë së Aurora Dibrës është një rrëfim që shkon thellë në zemrat tona. Është një udhëtim i dhimbshëm dhe i trishtueshëm, filluar që në moshën e saj të vogël, 10 vjeç, kur u përdhunua për herë të parë.

Në këtë rrugëtim, ajo përjetoi një sërë vuajtjesh të paparashikuara, duke filluar nga një martesë e hershme me një burrë shumë më të vjetër, deri te ikja në një vend të huaj për të gjetur strehim dhe shpresë. Çdo kapitull i jetës së saj është i mbushur me sakrifica të mëdha, nga përndjekja familjare deri te përdhunimi i vajzës së saj nga ish-bashkëshorti. Përtej këtyre historive të dhimbshme të jetës së saj, Aurora gjeti forcën për të treguar këtë rrugëtim të errët në librin e saj, “Kutia e Errët”.

Në këtë rrëfim të thellë, ajo shpjegon forcën dhe vendosmërinë që e udhëhoqën për të tejkaluar të gjitha sfidat. Dhe në fund, pasi ka përjetuar aq shumë, Aurora gjen dashurinë dhe fillon një kapitull të ri në jetën e saj. Megjithatë, dhimbja ka praninë e vet në vendlindje, duke e bërë atë të kthehet nëpër kujtime që akoma shkaktojnë dhimbje. Historia e Aurora Dibrës është një dëshmi e fuqisë së brendshme dhe aftësisë së njeriut për të përballuar edhe sfidat më të mëdha. Përmes kësaj historie, ajo na mëson se edhe në momentet më të errëta, ne mund të gjejmë dritë në dhomën tonë të brendshme, një fuqi që na ndihmon të kapërcejmë çdo situatë.

“Kujdesu për vëllain derisa ne të kthehemi”, kështu i thanë prindërit vogëlushes 10-vjeçare, Aurorës, pasi u larguan nga banesa, por pa e ditur se në mungesë të tyre e vogla do të binte pre e epshit të shpifur, të neveritshëm, të atij që ata i kishin dhënë bukë e ujë, e kishin ulur në tryezën e tyre të varfër dhe e kishin konsideruar si mik të shtëpisë.

Le t’ia nisim nga fillimi i historisë së Aurora Dibrës, vogëlushes së brishtë, tashmë një grua, që i hodhën mbi shpatulla një barrë të rëndë dhe e shtynë të jetojë një jetë që ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar. Nga ëndrra për tu bërë një gazetare e madhe, Aurorën e detyruan të jetonte ditët e saj duke mbuluar plagët e përdhunimit e më pas duke duruar shkelmat dhe dhunën e ish-bashkëshortit, e atij që ajo mendoi se do ta shpëtonte nga ferri që po jetonte. Jetoi rininë për fëmijët, për tre engjëjt që kanë qenë forca e saj për t’u shkëputur nga llumi që të tjerët i kishin hedhur, e më pas duke u përpjekur që familjarët, nëna, babai ta falnin për gabime që të tjerët i kishin bërë. Një histori e dhimbshe kjo, madje-madje mund të them me plot gojë e denjë për t’u bërë një film. Para se ta takoja Aurorën, duke i ditur vetëm pak historinë, në mendje më vinte një grua e vuajtur dhe që në sytë e saj mund të shihej vetëm trishtimi.

Por, jo, shkodrania ashtu si dhe të gjithë shkodranët që pjesë të karakterit e kanë forcën, më tregoi krejt të kundërtën. Teksa konsumuam një kafe për të më rrëfyer nga kutia e errët e kujtimeve nga jeta e saj, Aurora më për[1]plasi në sy dhe më dha një mësim të mirë që pavarësisht kalvarit të gjatë e të stërmundimshëm, dëshira për të besuar te njerëzit dhe për të dashuruar me forcën e zemrës nuk duhet të zbehet asnjëherë. E lindur më 16 tetor 1986 në Shkodër, Aurora u rrit në një familje të varfër shkodrane, me dy prindërit dhe dy vëllezërit, njëri tre vite më i vogël se ajo, ndërsa tjetri dhjetë. Përgjatë gjithë fëmijërisë së saj, i ati i rrënjosi në kokë idene se gruaja duhet t’ i bindet mashkullit, qoftë ai babai, qoftë bashkëshorti dhe se çfarë ndodhte në shtëpi nuk duhet të dilte nga pragu.

DHUNA NGA I ATI PËR FLOKËT E GJATA

Mendoni se kishte një fëmijëri të lumtur? Jo! E vogla Aurorë u rrit duke parë nënën të rrihej vazhdimit nga i ati, për gjëra të parëndësishme apo ashtu si ajo e tha për “marrina”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese