Hapësire reklamuese

Aktualitet

Auron Tare: Vajza dhe gra nga Dropulli këndojnë në Amerikë, grupi minoritar i jugut shkëlqen në Qendrën Kulturore

Shkruar nga Newsbomb
Auron Tare: Vajza dhe gra nga Dropulli këndojnë në Amerikë,

Studiuesi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, ka bërë me dije se “Grupi Polifonik "Isokratess" i përfaqësuar me vajza dhe gra nga Dropulli e Poliçani, kanë kënduar në një nga qendrat më të rëndësishme Kulturore në Washington, SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, Tare shkruan se grupi polifonik, i cili është shpallur nga UNESCO "Pasuri Boterore jomateriale", prezantohet ne Amerikë me vajzat e grupit minoritar nga Jugu i Shqipërisë.

“Grupi Polifonik "Isokratess" me vajza dhe gra nga Dropulli dhe Policani i Gjirokastres duke kenduar ne nje nga Qendrat Kulturore me te rendesishme te Amerikes. Kennedi Center Ëashington DC.

Polifonia, nje nga format me te lashta te muzikes tradicionale ne Europe e shpallur nga UNESCO "Pasuri Boterore jomateriale" prezantohet ne Amerike me vajzat e minoritetit nga Jugu i Shqiperise.

Bravo Greqia , Shqiperise i rrofte polifonia. Duke i uruar ketij grupi artistesh nje turne sa me fantastik ne Amerike”, shkruan Tare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese