Hapësire reklamuese

Aktualitet

Auron Tare: Të vihet taksë për turizmin një ditor

Shkruar nga Newsbomb

Ish-drejtori i Agjensisë së Bregdeteve Auron Tare thotë se shteti duhet të vendos taksë për turizmin një ditor.

I ftuar në emisionin “Arena”, Tare ka sqaruar se janë mijëra persona që hyjnë në vendin tonë çdo ditë, për turizëm një ditor, dhe nuk paguajnë asnjë taksë.

“Unë kam 10 vjet që nuk lë televizion pa folur, dhe shteti nuk ka bërë asgjë. Për shembull, në Butrint nuk ke guida turistike, një ke, laj thaj. Mund të bëhej shumë kollaj që këta që janë licensuar mund të shkojnë në Butrint dhe të vënë tabelën, që janë gudia. Vjen dikush me grupin, dhe pyet nëse do ta bëj unë guidën, siç e ka bota. Duhen politika reale për fushatën e turizmit shqiptar, të gjithë këta që bëjnë turizëm një ditor, turizmi një ditor është se hyjnë nga Shqipëria në të gjitha drejtimet, dhe ministria nuk e di se çfarë ndodh. Vijnë nga Korfuzi, nga Janina, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi, këto vende shfrytëzojnë resurset shqiptare, pra dërgojë autobusë përditë, dhe shesin paketa. Të gjitha këto para ngelin në Korfuz për shembull, dhe shumë pak merren nga Shqipëria. Një propozim konkret është bërë, por s'ka dëgjuar njeri; Këtij lloj turizmi një ditor, i vihet një taksë. Nëse rri 24 orë, do të paguash një taksë 10 euro”, u shpreh Auron Tare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu