Hapësire reklamuese

Aktualitet

Auron Tare: Shqipëria e ka humbur me kohë trenin për turizmin elitar, triumfoi babëzia

Shkruar nga Newsbomb
Auron Tare: Shqipëria e ka humbur me kohë trenin për turizmin

Studiuesi Auron Tare deklaroi sot se Shqipëria e ka humbur njëherë e mirë mundësinë për turizmin elitar. Ai u shpreh se edhe pse mundësitë kanë qenë shumë të mira për të bërë turizëm elitar, kjo gjë nuk mund të bëhet më dhe se nw Shqipwri ka fituar babwzia.

Sipas Tares turizmi elitar nuk mund të bëhet më pasi nuk ka një strategji për këtë, nuk ka asnjë koncept zhvillimi dhe është e pamundur prishja e kilometrave të tëra me ndërime kaotike.

“Ndryshimi cilësor vjen në një kohë të gjatë e do një kulturë të zhvilluar të shtrirë në kohë, nuk mund të ndryshojë menjëherë. Cilësia do jetë njësoj si vitin e kaluar. Nuk mund të jemi konkurrues me vendet e rajonit sepse nuk ofrojmë të njëjtën cilësi për të njëjtin çmim. 

Shqipëria ende nuk e di ku do shkojë më turizmin, si në çdo fushë tjetër. Kemi dalë të luajmë e duam të shkojmë në kategorinë e parë po këpucët i kemi të NISH Gomës së Durrësit, topat e qepura me dorë, fushën me gropa e duam të luajmë me Liverpulin. Shqipëria e ka humbur me kohë trenin për turizmin elitar.

Ai mund të bëhej kur vendi i hap pas vitit 1990 e kishte fatin e madh të hynte në lojën e turizmit e fundit dhe të mësonte shumë nga gabimet që kishin bërë vendet e tjera mesdhetare. Mund të merrte më të mirën e mundshme. Por triumfoi babëzia dhe turizmi shqiptar është në këtë pikë që është sot. Gabimet që janë bërë në Shqipëri janë të parikuperueshme sepse duhet të prishësh hapësira të mëdha, kilometra të tëra ndërtime kaotike në bregdet. Gjë e pamundur”, tha Tare në Scan Tv.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.