Auron Tare: Rama i vetmi që e ka seriozisht me Teatrin, por nuk jam dakord me shembjen e godinës, aty ndahemi

Publikuar tek: kulture-art, më 21:39 22-05-2020 Auron Tare: Rama i vetmi që e ka seriozisht me Teatrin, por nuk jam dakord me shembjen e godinës, aty ndahemi Auron Tare

Anëtari i këshillit shkencor të UNECO-s, studiuesi dhe historiani Auron Tare thotë se pika ku ndahet me kryeministrin Rama është prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në studion e lajmeve me gazetaren Beti Njuma, Tare tha se Rama është i vetmi që e ka pasur seriozisht me Teatrin, pasi ka 21 vjet që do të ndërtojë një teatër të ri.

Auron Tare: Në dijeninë time me sa kam parë dhe kam dëgjuar, teatri nuk ka qenë në listën e monumenteve. Ka qenë zonë e mbrojtur dhe ka vlera absolutisht. Por vetë si godinë nuk ka pasur status, dhe kjo tregon se askush se ka pasur seriozisht me mbrojtjen e teatrit, pra me mbrojtjen e godinës. I vetmi njeri që është marrë seriozisht me teatrin është Rama, i cili ka 21 vjet që thotë do ta bëj teatrin nga fillimi. Dhe i vetmi njeri që ka ngulmuar për ta bërë është Rama, për ironi. Unë kam qenë në 2000 bashkë me vajzën e Piro Manit krijuam Teatrin e Butrinit. Njeriu që na ka mbështetur në atë kohë shumë ka qenë Rama ministër Kulture. Prandaj them që Rama e ka seriozisht me Teatrin, por prishja e godinës është pika ku ne ndahemi. Jam kundra asaj që teatri ka vdekur në Shqipëri. 

Për Taren, për prishjen e godinës duhet të diskutohej me ekspertë dhe arkitektë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099050998687744
array(1) { ["section"]=> string(113) "auron-tare-rama-i-vetmi-qe-e-ka-seriozisht-me-teatrin-por-nuk-jam-dakord-me-shembjen-e-godines-aty-ndahemi-207456" }