Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Auron Tare dëgjon ministren në Kuvend duke folur për Butrintin, i shkruan: Që nga viti 1993 kanë ardhur personalitete botërore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Studiuesi i trashëgimisë kulturore Auron Tare, i shkruan ministres Elva Margariti në lidhje me fjalin që kjo e fundit ka bërë në seancën e sotme në Kuvend. Sipas Tares, ministrja ka deklaruar se deri sot Butrinti është njohur vetëm në rrafsh kombëtar.

Tare thotë se Parku Arkeologjik i Butrintit është njohur në rrafshin ndërkombëtar që prej vitit 1993 kur atë e kanë vizituar personalitete të mëdha botërore. Ai sjell rastin e Lord Rothschild  dhe Lord Sainsbury of Preston Candover.

“Duke filluar nga Presidenti i Bankes Boterore Wolfenson, emra te rendesishem te medias, modes, financave kinematografise, shkences, mediave etj.

Vetem vitin e kaluar Butrinti u vizitua nga Familja e Presidentit Amerikan Trump si dhe  Presidenti aktual i Klubit te Futbollit te PSG .Mund ti them znj Ministre se ne Butrin ka qendruar disa dite edhe Mbreteresha e ardheshme e Anglise”, shkruan studiuesi i njohur ndër të tjera.

Shënimi i plotë i Auron Tares:

Ne ndihme te Ministres se Kultures e cila nga Podiumi i Parlamentit sapo deklaroi se Butrinti njihet vetem ne rrafshin kombetar dhe tashme ky model do ta beje ate te njohur ne rrafshin nderkombetar do te doja ti thoja znj Ministre se:

Nga viti 1993 deri ne vitin 2010  jo vetem ka pasur vemendjen dhe ndihmen e dy personaliteteve boterore si Lord Rothschild  dhe Lord Sainsbury of Preston Candover por eshte vizituar nga nje numer shume i madh personalitetesh boterore. Duke filluar nga Presidenti i Bankes Boterore Wolfenson, emra te rendesishem te medias, modes, financave kinematografise, shkences, mediave etj.

Vetem vitin e kaluar Butrinti u vizitua nga Familja e Presidentit Amerikan Trump si dhe  Presidenti aktual i Klubit te Futbollit te PSG .Mund ti them znj Ministre se ne Butrin ka qendruar disa dite edhe Mbreteresha e ardheshme e Anglise.

Te gjitha keto per memorie historike. Ju faleminderit

Lajm 2001

Camilla kaloi të premten “inkognito” Shqipërinë. Në gjueti të saj, prej ditësh, një dyzinë e tërë fotoreporterësh kishte rrethuar vilën e Lordit Rothschild, mikpritësit të saj në Korfuz. Objekt i kamerave të tyre mbeti protagonistja e sotme e kronikave rozë, Camilla Parker, që kishte lajmëruar një vizitë private në Butrint. Dhe ajo, sipas parashikimit, ka ardhur ditën e premte në Butrint së bashku me guvernatorin e Kalifornisë, Dick Riordan, miliarderin amerikan Eli Broad, baroneshën Filipe Rothschild,  Burime të Gazetës, që kanë konfirmuar ardhjen e saj, kanë thënë se ka pasur një dyndje të gazetarëve për të fotografuar dhe për të folur me Lady Camilla Parker Bowles.

Kjo e ka bërë edhe Zyrën e Butrintit që të jetë shumë e tërhequr në lajmet për Lady Camilla Parker Bowles. Në fakt, vizita e këtij grupi të njohur, ka qënë e paraprirë nga një shkrim tepër pozitiv i “The Economist” për këtë qendër turistike. Gjithsesi, Camilla nuk i ka shpëtuar ndjekjes së medias edhe në Shqipëri. E mësuar me këtë ritual, ku asaj i duhet të manovrojë dhe medias ta fokusojë, Camilla duket se nuk ia ka dalë që t’i fshihej medias shqiptare.

Camilla, e dashura e princit Charles, ka kohë që i pëlqen kjo lojë e medias me të, e cila në njëfarë mënyre e ka ngritur shumë figurën e saj. Në të njëjtën situatë e ndjera princesha Diana “i shpëtoi” me jetën e saj interesimit të jashtëzakonshëm të medias. Camilla shquhet në shoqërinë angleze, referuar medias, për një sens të madh humori. Ajo është gati gjashtë muaj më e vjetër se Charles. Camilla ka dy fëmijë, nuni i të cilëve ka qënë vetë Charles. Lidhja e tyre 27 vjeçare është forcuar sidomos pas martesës së Charles me Dianën.

Në vitin 1993 shtypi anglez publikoi një bisedë telefonike të çiftit, që bëri tepër bujë. Momentalisht, asgjë nga ana ligjore nuk e ndan Charles që të martohet me Camillën, por ai nuk do të rrezikojë prestigjin. Gjithsesi, imazhet e Camilla Parker këtë vit kanë qënë shumë të lidhura me ato të princit Charles. Ky i fundit e ka vlerësuar duke i shkuar në aktivitetet e ndryshme që ajo ka organizuar me një Fondacion të sajin. Pikërisht ka qënë një rast i tillë kur ajo ka marrë puthjen e parë publike të shumëfokusuar nga e gjithë media e huaj.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img