Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka rrëfyer sot një moment të vështirë që ajo ka kaluar në jetën e saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit historinë e para 16 viteve, ku thotë se pati disa probleme me kordat vokale, madje duke rrezikuar të humbasë edhe zërin.
Por falë ndihmës së doktoreshës së saj në SHBA ajo ka arritur që ta mposhtë këtë problem.
Së fundmi Aurela është takuar me doktoreshën e saj, të cilën e ka falenderuar, duke thënë se “është me fat të jetë nën kujdesin e saj.”
“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrrollin e saj. Doktoreshë, faleminderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe faleminderit për kujdesin e madh ndaj meje.
Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke performuar më e fortë e më e fortë. Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falenderime, nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodway prezantuesë etj. Nuk arrita t’i xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundesine të jem nën kujdesin e saj!”, shkruan këngëtarja.