Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Aurela Gaçe në një puthje pasionante me të shoqin pas fitores të Këngës Magjike, e priste mes spektatorëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aurela Gaçe në një puthje pasionante me të shoqin pas fitores të Këngës Magjike, i cili e priste mes spektatorëve.

Gaçe e lumtur më shumë se kurrë rrëfen ndjesinë e fitores, familjes, publikut… Me “Akoma jo’’ fitoi për herë të dytë çmimin e parë.

“Mbaron çdo gjë… Konkurrimet, fitimet, humbjet… Dita nis e re, dhe në shtëpi ti je po i njëjti njeri, me pizhamat e tua, përballë prindërve e familjes që kanë bërë sakrifica për ty, përballë fëmijës tënd që të do njesoj ( me kupa e PA kupa unë jam mami i Grace në sytë e saj) , dhe përballë “shpirtit të shpirtit tim “. . .

Dhe po njësoj ngelesh përballë atyre që të dëgjojnë, përballë atyre që kanë vite që të ndjekin live dhe vetëm live… Unë e di që do t’a derdh djersën po njësoj për t’i bërë Ata të lumtur kur vijnë të më dëgjojnë….DASHURINE E PUBLIKUT NUK E MERR DOT NEPERMJET KUPAVE, POR VETEM ME DASHURI E SINQERITET. Eshtë publiku ai që më ka treguar se këngën NATA e do edhe pse është renditur në këtë vendin e 5… E Pafajshme jam, në vendin e tretë (a thua u bie në mend njerzve kjo gjë?) FATI YNE SHPRESE E MARREZI këndohet në kor në çdo live ( edhe askush nuk mendon renditjen e asaj kënge) . .. Jam kaq e lumtur që lidhja ime më publikun është shumë reale, e vërtetë. Prandaj jam falenderuese për secilin nga ju që më keni mbështetur gjithmonë. Ju falenderoj me gjithe shpirt për gjithë duartrokitjen, jo vetëm sot. Jam mirënjohëse ndaj secilit që ka marrë kohën të më dërgojë mesazhe, jam mirënjohëse për gjithë këtë dashuri.

Faleminderit Zot që bëre të mundur të strukem në gjirin e familjes në çdo situatë’’,shkruan këngëtarja, më e lumtur se kurrë.

Më shumë

spot_img