Hapësire reklamuese

Showbiz

Aurela Gaçe me fjalë zemre për kolegen e saj: Të kam admiruar që kur dole në skenë herën e parë, dhe doza e admirimit s’u shua kurrë...

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_383053" align="alignnone" width=""]Aurela Gaçe - Adelina Ismajli[/caption]

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar. Aurela Gaçe, ka bërë një dedikim me fjalë zemre për miken dhe kolegen e saj Adelina Ismajli.

Aurela do të jetë e ftuar sot në emisionin “Tetë a tetë” me Adelinën, e ndaj nuk ka mundur t’i përmbajë emocionet pasi nuk kanë patur mundësi të takohen shpesh e të bëjnë biseda të gjata e të frytshme.

Fjalët më të ëmbla i ka dedikuar këngëtarja labe Adelinës, divës së muzikës kosovare pas viteve 2000.

Shënimi i Aurela Gaçes

Mbase ne të dyja s'kemi pasur mundësinë te rrufisim kafe te gjata e te shijojmē shoqērinē e njēra-tjetrës e mbase largësia s'na ka dhene mundesine te jemi shoqe, por, kjo s'mê ka penguar të shpreh admirimin tim për Adelinën. Kjo,jo sot. Absolutisht që jo. E kam admiruar qysh kur e kam parë pēr herë të parë në skenē dhe doza e admirimit nuk u ul kurre gjaté viteve.
Unë i dua guximtaret , sidomos kur ato jane vajza.
Adelina është kjo që eshte sepse ka qënë e vërtetë ne atë qē shfaqte në skenë, qysh fëmijë ,në adoleshencē e tani.
Në fund te fundit ne percjellim energjitē, valët tona , e ajo,@adelinaofficiel mua më ka percjellë energjinë e njeriut qê do skenën në të gjitha dimensionet.

Kur mora ftesën te jem e ftuar në programin e saj, thjeshte nuk mund te refuzoja dikë që admiroj e respektoj... shkova të ndaj energjinë me të,si.me një mike te vjetër tek e cila ke besim se të jep vetëm dashuri.

Sot ,ora 21.00 në "TETË A TETË " me një dhe të vetmen,Adelinën

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.