Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Aurela Gaçe i thotë “JO” tani bashkëpunimit me Luiz Ejllin!

Shkruar nga Newsbomb
Aurela Gaçe i thotë “JO” tani bashkëpunimit me Luiz

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip, Luiz Ejlli përmenti disa artistë të cilët i vlerëson dhe ka respekt, një prej tyre ishte edhe e madhja Aurela Gaçe, për të cilën u shpreh se do të donte të kishte edhe një bashkëpunim.

Mirëpo, a e dëshiron Aurela një gjë të tillë? Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka zbuluar në një intervistë të dhënë për “Pushime on Top”. Teksa ka folur për bashkëpunimet e reja, Aurela u pyet lidhur dhe me këtë dëshirë të shprehur të këngëtarit për të cilin tha se ndihet e vlerësuar për fjalët e mira që ai ka thënë, mirëpo nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre.

Aurela tha se bashkëpuniemt e mira vijnë në momentin pasi të kesh kaluar famën dhe atëhere kur publiku nuk e pret.

Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën.

Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij. Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “ëoë” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi.

Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh”, tha Aurela Gaçe.

 

© Video e marre nga Top Channel 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese