Hapësire reklamuese

Showbiz

Aurela Gaçe i bën nënës dedikimin më prekës për ditëlindje: Luaneshë, s’të pashë kurrë të qaje, por kur të iku vëllai dhe motra e vogël...

Shkruar nga Newsbomb
Aurela Gaçe me nënën

Nëna e Aurela Gaçes feston sot ditëlindjen. Këngëtarja e njohur ka menduar t’i bëjë një dedikim mjaft prekës në rrjete sociale, raporton newsbomb.

Teksa i uron me zemër 100 vite të tjera jetë, Aurela na tregon karakterin e fortë të saj, që si luaneshë rriti tre fëmijë, edhe në kohë të vështira.

Mirëpo edhe njerëzit e fortë preken e qajnë, dhe Aurela ka menduar të ndajë me ndjekësit disa momente shumë familjare.

Nuk e kishte parë kurrë të qante, deri në momentin që i emigruan jashtë-shtetit vëllai dhe motra e vogël, 14 dhe 15 vjeçe.

“Jam krenare që jam rritur nga ti, 3 fëmijet e tu, sot, janë të tillë se u rritën nga një nënë si ti”, shkruan Aurela krahas fotos së ëmbël me nënën e saj.

Dedikimi i plotë

Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma.

Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga nje grua e fortë, e dhimbsur në tē njejtën kohe, zemërgjerë, luaneshë kur duhej ,e lirë në shpirt e në mendje.

Se kisha parë kurrë të qante ne syrin tonë , derisa iku ne emigrim vetëm 14 vjeç, vèllai i vetëm,me gomone ....e më vonë motra 15 vjeç... .vetëm atehere e pashe te thyhej....
duhet te duronte pa i parë vite e vite , priste një telefonatë nga ata, nje zë qe u thoshte se ishin mirë .

Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithe njerëzit qe e rrethojnë ?

Perpjekjet per nje jete me te mire vazhdonin .

I mora ketu prinderit, te ishim bashkë . Pa e kuptuar se i ata ndiheshin të humbur...punën qè kishin pas,ishte vēshtire ta kishin po njesoj, familja e tyre nuk ishte me afer, rreth i te afermve, i miqve nuk ishte më aty.

Une isha fare e re e se kuptoja dot kete ndryshim qe ndodhte për ta

. Ajo ishte mami-infermiere . Mbaja mend si femije qe binte dera me urgjence kur kishte ndonje lindje te veshtire e megjithese nuk ishte turni i saj, njerezit qe ishin ne hall e kerkonin . Vone e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte te bente me jetë njerezish e ata e besonin.

Ne Tirane ishte veshtire te gjente te njejten pune, njesoj, e turnet e natës nuk ishin më të perballueshme. Punoi me vone ne konsultoren e femijeve ,e sot ka shume njerez qe me thone se mami eshte kujdesur per femijet e tyre...ka shume qe me thone se mami i ka pritur te vinin ne jete nga duart e saj. Une ndihem shume shume krenare .

Nderkohë ajo vazhdon rri pa gjumë kur semuret ndonje nga vajzat e mija. Përkushtim nga ai qe japin vetēm gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar,në çdo situate.

Mami ,te duam shumë . Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne.

Jam krenare që jam rritur nga ti ❤❤❤❤❤❤❤❤
3 femijet e tu, sot, jane te tille se u rriten nga nje nene si ti

Screenshot_12.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll