Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Aurela Gace humb njeriun e shtrenjtë, bën dedikimin prekës: Ike në një kohë si kjo, kur fëmijët e gruaja s'arritën të thonë se të duan

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ka humbur sot gjyshin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka shprehur dhimbjen e saj dhe të vajzave për një humbje të tillë.

Ndër të tjera këngëtarja shkruan se për shkak të situatës së pandemisë nuk mundën as t’i shkonin në spital dhe t’i shprehinin dashurinë gjyshit të tyre.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh.

Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, shkruan Aurel krahas fotos ku shfaqet me gjyshërit e saj.

Screenshot_6.png

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll